Balaj dhe Roshi në formacionin e javës në Rusi

aSport– Miq jashtë fushe e të vlefshëm për njëri tjetrin brenda saj. Ju kujtohet goli në Portugali: krosim nga e djathta i Odise Roshit dhe Balaj e përcjell topin në rrjetë. Kjo rrjedhë aksioni po bëhet e zakonshme edhe në kampionatin rus të futbollit.

Javën e fundit, Terek Grozny, skuadra e dy lojtarëve të kombëtares tonë, mundi 1-4 në transfertë ekipin e Ural duke u ngjitur në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit. Dy prej golave u realizuan nga shkodrani Balaj ndërsa fieraku Roshi qe protagonist me pasime që rezultuan fituese.

Forma e mirë e dy lojtarëve bëri që të meritojnë edhe rreshtimin në 11 më të mirët e javës së fundit në futbollin rus. Bëjnë mirë të ruajnë të njëjtën formë: Izraeli po afron.

You must be logged in to post a comment Login