Avellino-Pisa, Gjimshiti e Çani titullarë

aSport– Pritet të fillojë në pak minuta ndeshja Avellino-Pisa, e vlefshme për javën e 15 të Serie B. Në fushë për të dy skuadrat do zbresin si titullarë mbrojtësi Berat Gjimshiti (Avellino) dhe sulmuesi Edgar Çani (Pisa).

Në sfidën Bari-Carpi, një tjetër shqiptar, mesfushori Migjen Basha do e nisë lojën nga minuta e parë për vendasit ndërsa në takimin Benevento-Brescia Emanuele Ndoj nga stoli për miqtë.

You must be logged in to post a comment Login