Avdijaj pranë minutave të para në Bundesliga

aSport – Pas muajsh problemesh nga dëmtimi, duket se shansi për Donis Avdijajn po vjen. E ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta, së fundit Konopyanka, duket se Schalke është gati ti japë shansin e shumëpritur 20-vjeçarit. Këtë e konfirmon edhe drejtori sportiv Axel Schuster.

“Donisi ndërpreu turin tonë në Kinë prej dëmtimit. Kohët e fundit pati disa shqetësime të vogla, por tani i ka lënë pas krahëve dhe po stërvitet normalisht. Do ketë shansin e tij në Bundesliga.”

Mbase që kundër Wolfsburg?

You must be logged in to post a comment Login