Avdijaj : Kam vendosur, do luaj për Shqipërinë.

aSport – Talenti shqiptar i Schalke-s, i huazuar tek Sturm Graz, Donis Avdijaj, ka konfirmuar sërish brënda pak ditësh, që do të luajë në të ardhmen për Shqipërinë.

Avdijaj, që ka luajtur me moshat e Gjermanisë dhe zotëron nje klauzolë prej 49 milionë eurosh në kontratën me Schalke-n, është shprehur në dispozicion të trajnerit de Biasi : “E kam marrë vendimin. Nëse Shqipëria më thërret, do jem aty. Do ishte nder për mua.”

Avdijaj konfirmoi dhe bisedimet me FSHF-në, si dhe refuzoi të “vidhte” vendin e dikujt në europian, por u shpreh i gatshëm për një nominim të mundshëm :

“Me Federatën kam folur. Tani duhet të reagojnë. Unë e kam berë hapin tim dhe tani pres hapin e tyre. Europiani? Nuk dua ti vjedh askujt vendin, por mendoj, që mund të jetë e mundur, që të jem në skuadër. Megjithatë, sido të shkojë, do jem gati pas europianit”,- përfundoi ai.

You must be logged in to post a comment Login