Arbëria ndal Dritën, Drenica e Trepça 89 luajnë pa gola

Drita e Gjilanit nuk mori më shumë se një pikë (1-1) në takimin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës përballë Arbërisë. “Intelektualët” nuk e shfrytëzuan maksimalisht humbjen e Ballkanit përballë Prishtinës, për ta thelluar hendekun me ndjekësin më të afërt.

Kastriot Rexha shënoi për Dritën në minutën e 35-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke dhënë përshtypjes se do të ishte një ndeshje e lehtë për ekipin e drejtua rnga Ardian Nuhiu, por në pjesën e dytë Hamdi Namani realizoi në portën e skuadrës së tij në minutën e 75-të. Edhe pse kishte më shumë se çerek ore lojë në dispozicion për të realizuar golin e dytë, Drita nuk ia doli ta tundtte sërish rrjetën e Arbërisë, duke regjistruar barazimin e katër në 17 ndeshje.

Arbëria më pikën e marrë në Gjilan ngjitet në vendin e gjashtë, por vetëm dy pikë larg zonës së rënies.

Në ndeshjet tjetër të javës së 18-të, Drenica dhe Trepça ’89 i ndanë pikët në “Riza Lushta” në Mitrovicë, në një duel të drejtpërdrejt të skuadrave që e kërkojnë mbijetesën në elitë.

Manaj “shetitë” mbrojtjen e Espanyolit dhe shënon gol (video)

Sulmuesi shqiptar nuk përmbahet, shënon 2 gola në Turqi (video)