Anglia tepër e fortë me shpresat shqiptare

Merr fund ëndrra e Shqipërisë U21 për t’u renditur në vendin e dytë në grup dhe për të shpresuar për kualifikim për Kampionatin Europian, pasi mbrëmjen e sotme u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në transfertë ndaj Anglisë.

Me këtë sukses Anglia U21 i mbylli eliminatoret në vendin e parë me 28 pikë nga 30 të mundshmet.

Në vendin e dytë u rendit Austria U21, që mbrëmjen e sotme triumfoi 4-0 ndaj Andorrës, ndërsa Shqipëria e mbylli fushatën eliminatore në vendin e tretë me 14 pikë, një më tepër se Turqia dhe 5 më tepër se Kosova.

Lajmi i fundit: Tronditet Kombëtarja, ylli i ekipit pozitiv me COVID, humbet ndeshjen me Bjellorusinë

Gjyqtari rumun ndan drejtësinë në sfidën Shqipëri- Bjellorusi