Alban Bushi, pozitiv me COVID, ja trajneri për ndeshjet me Kosovën e Anglinë

Trajneri Alban Bushi ka rezultuar pozitive m e Koronavirus dhe nuk do të jetë pranë skuadrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata Shqiptare e Futbollit.

Ja njoftimi i plotë:

Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare,  Xhemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.

Reja: Berisha, kapiteni ynë. Ja çfarë mendoj për lojtarët e rinj

Korabi shtang Tiranën dhe e nxjerr jashtë Kupës, Dinamo eliminon Bylisin