Abrashi shënon gol në Werder-Freiburg

aSport – Amir Abrashi ka qenë sot mes më të mirëve të ekipit të tij në fitoren e rëndësishme që mori Freiburg-u në Bremen.

Shqiptari ishte autor i golit të tretë të miqve, të cilëve i lejoi që të administronin me qetësi minutat e mbetura.

Ndeshja në fjalë, e cila u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 1-3, ishte mjaft delikate për të dy skuadrat që pritet të luftojnë deri në javën e fundit për të siguruar qëndrimin në Bundesliga.

Në 9 javët e para Freiburg-u ka siguruar plot 15 pikë, tetë më shumë se Werder-i.

You must be logged in to post a comment Login