Abrashi dhe Mavraj në formacionin e javës

aSport – Nëse për Mavraj tani nuk është më lajm, pasi me paraqitjet e tij fantastike është gjendur shpesh këtë sezon në formacionin e javës, për Amir Abrashin ishte hera e parë. I dëmtuar vetëm një javë më parë në gju, dukej se për mesfushorin tonë rikthimi në fushë do vononte pak, por nuk ndodhi. Jo vetëm që nuk u vonua, por “maratonomaku” u rikthye në fushë duke bërë ndeshjen e tij më të mirë të sezonit dhe duke qënë faktori kyç për të sapongjiturit në Bundesliga për të marrë tre pikët e para jashtë fushe. Kurorëzimi ishte goli i tij në minutën e 75, që vulosi fitoren 1-3 ndaj Werder Bremen.

Mavraj nga ana tjetër vazhdon me Köln-in e tij sezonin e shkëlqyer duke fituar 3-0 ndaj Hamburg-ut. Sërish një ndeshje pa pësuar gol për ekipin e “karnavaleve”, që me vetëm 6 gola të pësuar ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Bundesliga pas Bayern-it.

Ja formacioni i javës sipas Kicker : Jarstein, Donati, Süle, Mavraj, Halstenberg, Abrashi, Robben, Sabitzer, Grifo, Lewandowski, Modeste

You must be logged in to post a comment Login