Klubi futbollistik, Ballkani ka emëruar trajnerin e ri.
Pak ditë pas largimit të trajnerit Ismet Munishi, ka qenë vet klubi mga Suhareka i cili e ka prezentuar timonierin e ri të “xhebrailave”.
Të dashur tifoz,
Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.
Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .
Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi, shkruan në faqen zyrtare të klubit.
Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.